Altin Lala tregon të ardhmen e Rashicës

Futboll

Altin Lala tregon të ardhmen e Rashicës

Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:04
Altin Lala tregon të ardhmen e Rashicës

Ish-futbollisti shqiptar, Altin Lala, njëherësh edhe agjent i Milot Rashicës, ka folur për të ardhmen e kosovarit.

Altin Lala ka folur për të ardhmen e klientit të tij, Milot Rashica.

Lala ishte i ftuar në emisionin “Zona Gol” ku tregoi për klubet e interesuara për Milotin.

Lala konfirmoi edhe njëherë që gjatë verës, Miloti do të lëvizë nga klubi i tanishëm.

“Miloti ka arritur formën që kishte më parë, por ky sezon është i vështirë sepse COVID-19 i ka vështirësuar gjërat”, tha ai.

“Kishte skuadra që donin ta transferonin atë, shembull, Bayer Leverkuseni dështoi ta transferojë për pak minuta”, tha Lala.

“Edhe Milan do ta merrte në rast se Ragnarik bëhej trajner, por kjo gjë nuk ndodhi. Në fund të këtij sezoni do të ketë ndryshime”, përfundoi Altin Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat