Derbi në Grupin A dhe B, luajnë liderët mes vete

Futboll

Derbi në Grupin A dhe B, luajnë liderët mes vete

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:27
Derbi në Grupin A dhe B, luajnë liderët mes vete

 Liga e Parë do të ketë ndeshje të zjarrta sot, ku pritet të takohen ekipet e kreun në të dyja grupet.

Në grupin A, Malisheva që është në vendin e parë do të jetë nikoqirë i Dukagjinit që janë në vendin e dytë.

Kjo mund të jetë edhe ndeshje vendimtare për skuadrat që kanë synim Superligën.

Në këtë grup, luhet edhe derbi tjetër, ku Vëllaznimi pret Istogun. Interesant pritet të jetë edhe takimi mes Trepçës dhe A&N.

Sa i përket Grupit B, aty do të jetë derbi mes Ulpianës dhe Vitisë, që kërkojnë Superligën dhe mbajnë pozitat e para.

Dardan pret KEK-un, ndërsa Kika do të jetë nikoqirë i 2 Korrikut.

Ndeshje e fortë pritet edhe mes Vllaznisë dhe Ferizajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat