Maldini analizon momentin e vështirë të Milanit

Futboll

Maldini analizon momentin e vështirë të Milanit

Më: 21 mars 2021 Në ora: 11:28
Maldini analizon momentin e vështirë të Milanit

Paolo Maldini është i kënaqur për sezonin e Milanit, megjithatë nuk mund të mos ketë pengje lidhur me dëmtimet që e kanë penalizuar jo pak ekipin, sidomos në muajt e fundit. Drejtori i “Djallit” ka folur për “Sportmediaset” duke dhënë intervistën e mëposhtme.

Si do ta vlerësonit momentin në të cilin po kalon Milani?

Kemi hasur në një seri të pabesueshme dëmtimesh, sidomos në repartin e sulmit ku po kemi edhe vështirësitë më të mëdha. Pavarësisht situatës, nuk duhet të ndryshojmë mendësinë sepse falë saj kemi ardhur deri në këtë pikë të sezonit.

Pavarësisht gjithçkaje, a mund të thuhet se ka qenë viti i Milanit?

Kemi qenë protagonistë gjatë sezonit aktual dhe ishte e vështirë të hipotetizonim një ecuri të tillë. Pika jonë e fortë është fakti që nuk kënaqemi kurrë. Nuk jemi qurravitur kurrë dhe pavarësisht mungesave, shohim nga e ardhmja e ecim përpara.

U eliminuat, por Sedorfi ju përgëzoi…

Për mua mbetet një mik i mirë. Edhe si koleg ka qenë i fortë e për mua ishte kënaqësi më vete kur ai ishte në fushë. Me cilësitë që ka pasur do të bënte edhe sot e kësaj dite diferencën.

Sa ka ndikuar skema në ecurinë e skuadrës me kaq shumë mungesa?

Milani nuk varet nga skema dhe ideja jonë është që të bëjmë gjithçka kemi mundësi. Modulet përshtaten me momentin, ndaj unë sugjeroj që të kapemi pas mendësisë.

Vështirësitë duket sikur po shtohen në këtë fund sezoni?

Duhet të kujtojmë gjithmonë se nga ku nisi rrugëtimi ynë vitin e kaluar. Që nga Rio Ave kanë kaluan shumë ndeshje e shumë sakrifica të cilat duhet të na shtyjnë të bëjmë kurdoherë më të mirën. Ndeshjet si kjo ndaj Mançesterit shërbejnë për të kuptuar se sa konkurrues jemi kundrejt realiteteve që u përkasin kampionateve që kanë një nivel tjetër nga ai italian.

U druheni pasojave që mund të lërë eliminimi nga Europa?

Junajtid ka fituar futbollistë të rëndësishëm gjatë ditëve të fundit, teksa të gjitha ekipet italiane po vuajnë në Europë. Kur nisi takimi, mendova për garën e 2007-ës, ndërkohë që e kisha diskutuar edhe me Piolin pasi niveli cilësor i asaj kohe ishte më i lartë sesa në ekipet e tanishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat