Shqiptarët protagonistë të fitores së Konyasporit

Futboll

Shqiptarët protagonistë të fitores së Konyasporit

Nga: K.G. Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:55
Shqiptarët protagonistë të fitores së Konyasporit

Konyaspor ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Alanyaspor, në takimin e vlefshëm për Kampionatin e Turqisë.

Në minutën e 13-të, Zymer Bytyçi harkoi nga korneri dhe Sokol Cikalleshi shënoi me kokë në këndin e djathtë të epërm, për fitoren e madhe të Konyasporit, me rezultat 1:0. 

Cikalleshi dhe Bytyçi luajtën standardë, ndërsa ky i fundit u zëvendësua në minutën e 75-të.

Pas javës së 31-të Konyaspor zë vendi  e 12-të me 36 pikë dhe Alanyasport është i 5-ti me 49.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat