Atalanta harron Real Madrid dhe rindez motorët

Futboll

Atalanta harron Real Madrid dhe rindez motorët

Më: 21 mars 2021 Në ora: 13:57
Atalanta harron Real Madrid dhe rindez motorët

Atalanta përfundoi në epërsi 2:0 në 45′ e para ndaj Verona në “Bentegodi”, pasi dominoi pjesën e parë të ndeshjes.

Bergamaskët, të vendosur në fushë me katër mbrapa nga Gasperini, befasuan kundërshtarët në një nivel taktik, duke u dhënë shumë pak pika referimi verdhebluve.

Pas një gjysmë ore të parë, Romero provoi të shënonte me kokë, por disa momente më vonë do të ishte një prekje me dorë vendimtare  Dimarco që detyroi arbitrin të akordonte penallti dhe Malinovskyi nuk gaboi nga pika e bardhë.

Zapata më pas do të kompletonte 2-0 me një prekje të lehtë të topit mbi portierin Scala. Kolumbiani iu afrua golit edhe përpara se ta shënonte duke qenë i pafat me shtyllë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat