Bahtiri - dy autogola, e mori në qafë Arbërinë! Llapi fiton derbin e të rrezikuarve

Futboll

Bahtiri - dy autogola, e mori në qafë Arbërinë! Llapi fiton derbin e të rrezikuarve

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:00
Pamje nga ndeshja

Llapi ka fituar me rezultat 4:3 derbin e skuadrave të rrezikuar kundër Arbërisë, që u luajt në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshje jashtëzakonisht e mirë, 7 gola dhe fitorja iu takoi djelmoshave të kryetrajnerit Tahir Batatina. 

Futbollisti Kreshnik Bahtiri sot e kishte një ditë të keqe dhe me gabimet e tija e mori në qafë Arbërinë e Dobrajës së Madhe.

Në minutën e 3-të, Edon Sadriu godet ndërsa Kreshnik Bahtiri shënoi autogol, 1:0 për Llapin. 

Në minutën e 14-të, Marclei Cesar barazon rezultatin 1:1. Kreshnik Bahtiri sërish shënoi autogol dhe 2:1 për Llapin.  

Në minutën e 52-të, Muhamed Hyseni, dinak, thellon epërsinë në 3:1.  Pas gjashtë minutave (58’), Marclei Santos shënoi golin e dytë të tij dhe ngushton rezultatin në 3:2. 

Dramë në fund të takimit, Ahmed Januzi thellon epërsinë në 4:2 (86’) dhe pas dy minutave (88′) Dior Zabërgja gjuan përtoke brenda zonës dhe 4:3

Arbëria renditet në vend të tetë me 27 pikë dhe Llapi ngjitet në të pestin me 33 pësosh pas 26 jave në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat