Kukësi në krizë

Futboll

Kukësi në krizë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 16:30
Kukësi në krizë

Kukësi duket se ka harruar të fitojë dhe mbetet në krizë të thellë rezultatesh. Verilindorët janë mposhtur në transfertë nga Bylis me rezultatin 2-1. Heroi i vendasve ishte Edison Ndreca me dy gola në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën, të besuarit e trajnerit Mirel Josa provuan të rihapnin takimin me anë të Kurdiç.

Por, goli i boshnjakut shërbeu sa për statistikë, teksa vendasit ruajtën me fanatizëm avantazhin e krijuar duke marrë një tjetër trepikësh me shumë vlera pas atij të javës së kaluar me Vllazninë.

Ballshiotët mbeten në vendin e tetë, ndërkohë që kanë një diferencë prej katër pikësh nga Kastrioti i një pozicioni më lart, ndërsa poshtë tyre është Skënderbeu, gjashtë pikë larg.

Sa i përket Kukësit, verilindorët mbeten të gjashtët me 32 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat