Guardiola: Nuk kemi fituar asgjë

Futboll

Guardiola: Nuk kemi fituar asgjë

Më: 21 mars 2021 Në ora: 18:09
Guardiola: Nuk kemi fituar asgjë

Manchester City arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në çerekfinalet e FA CUP, ku eliminoi Evertonin pas fitores 0-2.

Trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, vlerëson kundërshtarin, por është i kënaqur me ekipin e tij dhe rikujton se çfarë ata kanë arritur në 26 ndeshjet e fundit.

“Kemi kaluar 4 muaj të jashtëzakonshëm. Kemi fituar 25 ndeshje nga 26 që kemi luajtur. Tani jemi në gjysmëfinale të FA CUP dhe jemi në garë për katër tituj. Everton u mbrojt mirë, ata na kufizuan shumë, por më pas në 10 minutat e fundit ne arritëm të shënonim dy gola.

Ajo që kemi bërë kohët e fundit është më shumë se e jashtëzakonshme. Është e pabesueshme.

Është padyshim një nga arritjet më të mëdha që unë kam arritur këtu, edhe pse nuk kemi fituar asgjë akoma. Kështu që na mbetet të përqendrohemi dhe të shohim se sa larg do të shkojmë në kompeticionet ku jemi ende në garë”, përfundon Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat