Agim Ibraimi thirret nga Maqedonia e Veriut për sfidat e muajit mars

Futboll

Agim Ibraimi thirret nga Maqedonia e Veriut për sfidat e muajit mars

Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:09
Agim Ibraimi thirret nga Maqedonia e Veriut për sfidat e muajit mars

Agim Ibraimi thirret nga Maqedonia e Veriut për sfidat e muajit mars!

Pas Ferhan Hasanit, edhe Agim Ibraimi, do t’i bashkohet përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, për 3 sfidat e muajit mars.

Golashënuesi i Kukësit, fillimisht nuk ishte pjesë e listës së bërë publike nga trajneri Angelovski, por për shkak të situatës kaotike të Koronavirusit,  Zjakov, Kostadinov dhe Triçkovski, nuk mund të bashkohen me skuadrën.

Kësisoj trajneri maqedonas, e ka parë të arsyeshme të ftojë Agim Ibraimin, i cili rikthehet në ekipin përfaqësues, pas një kohe të gjatë. Ibraimi gjatë karrierës së tij regjistron 39 paraqitje ekipin A të Maqedonisë të Veriut dhe ka të shënuar 7 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat