Hoxha: Nëse duam titullin, tani duhet të fitojmë ndaj Laçit

Futboll

Hoxha: Nëse duam titullin, tani duhet të fitojmë ndaj Laçit

Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:25
Hoxha: Nëse duam titullin, tani duhet të fitojmë ndaj Laçit

Meqenëse triumfuan mbrojtjet, një ndër më të mirët në Partizani-Teuta u vlerësua Rustem Hoxha, i cili në “Gol pas Goli” u shpreh:

“Jemi një ekip i ekuilibruar, edhe pjesa e sulmit na ndihmon shumë. Bregut i thashë se sa ke vrapuar këtu nuk ke vrapuar në të gjithë jetën tënde. Edhe Lorenco Vila na ndihmon.

Kampion dilet duke fituar ndeshjet me rivalët direkt. Luajmë me Laçin sfidën e radhës. Duhet ta fitojmë për të luftuar për titullin kampion.

Ne sa herë duhet të gabojmë që të përfitojnë të tjerët? Ne s’po përfitojmë fare. Ne duhet të shfrytëzojmë më mirë rastet që na krijohen, edhe pse sot nuk kishim shumë raste. Shpresoj që javën e fundit të jemi në vendin e parë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat