Cecelia pas fitores kundër Ferizajt: Nuk dyshoj për rezultatet pozitive të Vllaznisë

Futboll

Cecelia pas fitores kundër Ferizajt: Nuk dyshoj për rezultatet pozitive të Vllaznisë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:38
KF Vllaznia

Vllaznia nga Pozhorani sot ka shënuar fitore të madhe në luftë për të ikë sa më larg pjesës së poshtme të tabelës në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B. 

Futbollistët e Vllaznisë treguan angazhim dhe lojë cilësore, duke i shkaktuar humbje të thellë Ferizajt, me rezultat 3:0. 

Kryetrajneri i Vllaznisë, Besart Cecelia, është jashtëzakonisht i lumtur për lojën që treguan djelmoshat e tij dhe për fitoren bindëse ndaj rivalit fqinj, Ferizaj.

Image

Besart Cecelia

Si e vlerësoni fitoren?

“E vlerësojmë shumë pozitive duke ditur se kemi qenë në një situatë jo edhe te mirë por me këtë fitore vetëm jemi këndellur. 

Besoj në vazhdimësi për rezultatet pozitive dhe mbetjen në ligë, ku ka qenë objektivi i klubit, sepse dihet se e kam marr ekipin me një pozitë shumë të keqe.

Falë punës, angazhimit dhe disiplinës së futbollistëve sot ne jemi stabilizuar dhe nuk dyshoj për rezultatet pozitive në ndeshjet e radhës”, thotë Cecelia për gazetën kombëtare “Bota sot”. Pas javës së 20-të, Vllaznia është në vend të tetë me 23 pikë, sa ka edhe Ferizaj një pozitë më lart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat