Martini: Pikë e kënaqshme, do të luftojmë fort deri në fund

Futboll

Martini: Pikë e kënaqshme, do të luftojmë fort deri në fund

Më: 21 mars 2021 Në ora: 19:41
Martini: Pikë e kënaqshme, do të luftojmë fort deri në fund

Trajneri i Teutës, Edi Martini, u shpreh i kënaqur me pikën e marrë ndaj Partizanit, edhe pse synimi i “Djemve të Detit” ishte fitorja. Në “Gol pas Goli”, shkodrani u shpreh:

“Kishim ardhur për ta fituar ndeshjen, por nuk ia arritëm.

Kështu siç shkoi kampionati, edhe 1 pikë është e kënaqshme. Kemi 13 barazime, por edhe të tjerët kanë 11, nuk është diferencë e madhe.

Ajo që kërkuam në këtë ndeshje u arrit. Në pjesën e dytë sulmuam më tepër. Duhet edhe një hap më tepër, një marsh më tepër. Ne jemi këta që jemi, do të luftojmë deri në fund. Duhet të vazhdojmë përpara, të shënojmë, gola të marrim fitore.”

Asnjë humbje ndaj të kuqve: “Faktikisht, ndaj Partizanit lojtarët janë më të karikuar. Po t’i shikoni të gjitha ndeshjet, kemi dominuar kundër tyre. Ne jemi më tepër skuadër, personalitetin që lojtarët kanë, e tregojnë në fushë, është e vështirë të na mundin".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat