Munishi zbulon mesazhet që ka pranuar nga gjyqtarët: Pashë Zotin...

Futboll

Munishi zbulon mesazhet që ka pranuar nga gjyqtarët: Pashë Zotin...

Më: 21 mars 2021 Në ora: 22:23
Munishi zbulon mesazhet që ka pranuar nga gjyqtarët: Pashë Zotin...

Ismet Munishi ka zbuluar se ka pranuar mesazhe nga gjyqtarët e Superligës për shkak të analizave dhe komenteve të tij për ndeshjet e Superligës.

Munishi në rolin e analistit në emisionin “Ekipi A” në televizionin ATV ka treguar se disa gjyqtarë i kanë shkruar për të mos i kritikuar ata.

“Kam pas të fala nga gjyqtarët për shkak të analizave që kemi bërë këtu.

“Pashë zotin na lëni rahat”. Emisionet sportive janë shumë të vlefshme për futbollin tonë. Për të gjitha rastet do të flasim, krijimi i opinioneve është shumë më rëndësi. Na mundemi të gabojmë, por jo me tendencë.”, deklaroi Munishi, transmeton Insporti.

Munishi javën e kaluar mori drejtimin e skuadrës së Gjilanit. Ai debutoi me fitore me skuadrën e Gjilanit duke mposhtur Trepçën ’89 me rezultat 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat