Mema: Gjyqtarët me një vërshëllimë hedhin poshtë investimin e një viti

Futboll

Mema: Gjyqtarët me një vërshëllimë hedhin poshtë investimin e një viti

Më: 21 mars 2021 Në ora: 22:58
Mema: Gjyqtarët me një vërshëllimë hedhin poshtë investimin e një viti

Gabimet e gjyqtarëve janë kthyer në temën kryesore të diskutimeve në thuajse çdo emision televiziv për futbollin shqiptar dhe sipas Ardian Memës, ish-futbollist e trajner i Tiranws, me të drejtë.

Ai ka argumentuar në “Sport News Plus” se gjyqtarët po bëhen protagonistë me vendimet e tyre dhe me episode të dukshme ku kanë gabuar, duke theksuar se situata po dilte shumw shpejt jashtë kontrollit.

“Kjo që ndodhi për tre ditë është vazhdimësi e pretendimeve që ka klubi i Partizanit.

Por te ky rast sot edhe VAR nuk të ndihmon shumë se vetëm me teknologji kompjuterike e mëson nëse është apo jo pozicion jashtë loje.

Vitin tjetër vihet VAR, ndoshta do rregullojë disi edhe këtë pjesën, për investimet e gjëra se me një vërshëllimë abritri të bie investimi i një viti. Sa i përket arbitrimit, të gjithë kanë hatërmbetjet e veta. Tirana më duket se nuk ka marrë ende penallti.

Probleme të kësaj natyre, vetëm VAR do i shuajë, por që gjëra të dukshme, sot ka pasur në gjithë ndeshjet, gjëra të dukshme që arbitrimi ka lënë për të dëshiruar.

Duhet të kemi shumë kujdes se po ndodhin disi shpejt dhe Federata me instrumentat e veta duhet të flasë me arbitrat e të bëjnë më mirë, se nëse rrëshqasin tani, do jetë e vështirë më vonë”, tha Mema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat