Muriqi flet për kritikat

Futboll

Muriqi flet për kritikat

Më: 21 mars 2021 Në ora: 23:04
Muriqi flet për kritikat

Vedat Muriqi në dy ndeshjet e fundit të Lazios me Bayern Munich dhe Udinesen, ka luajtur nga minuta e parë.

Sulmuesi shqiptar ka luajtur në fitoren 1-0 kundër Udineses, por pa ia dalë të shënojë gol.

Në përfundim të ndeshjes Muriqi ka dhënë një prononcim për mediat italiane, ku shprehet se është i vetëdijshëm për faktin se duhet të shënojë me fanellën e Lazios.

“Sot bëmë një punë të shkëlqyeshme. Ishte e rëndësishme të fitonim. Ne bëmë më mirë në pjesën e parë, por të rëndësishme ishin tre pikët”.

“Ne jemi Lazio dhe duam të vazhdojmë garën tonë për Ligën e Kampionëve”.

“Kur erdha këtu e dija që njerëzit prisnin shumë nga unë. Klubi shpenzoi rreth 20 milionë për mua. Kam pasur pak vështirësi për shkak të dëmtimit, pastaj Covid dhe kalimi nga Turqia në Itali”.

“Shumë kritika kanë mbërritur. Unë e di që unë jam një sulmues dhe se duhet të shënoj por angazhimi nuk dështon kurrë. Unë gjithmonë përpiqem të ndihmoj ekipin edhe nëse nuk do të shënoj. Do të vazhdoj të përmirësohem dhe t’i jap një dorë ekipit tim”, ka deklaruar Vedat Muriqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat