Pirlo rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit të Juventusit

Futboll

Pirlo rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit të Juventusit

Më: 22 mars 2021 Në ora: 11:55
Andrea Pirlo

Trajneri i Juventusit Andrea Pirlo duhet t’i kthejë gjërat menjëherë në rrugën e duhur, pasi klubi nuk toleron pengesa të mëtejshme të ngjashme me atë kundër Beneventos.

“Tuttosport” raporton se trajneri rrezikon pozicionin e tij nëse “Bianconerët” vazhdojnë të performojnë siç bënë në humbjen 1-0 ndaj të dielën.

Tifozët reaguan ndaj performancës së dobët dhe goditën trajnerin dhe drejtuesit e Juventusit pas disfatës.

“Tuttosport”, megjithatë, pretendon se një humbje nuk do të ndryshojë fatin e trajnerit, por theksoi se ai duhet t'i kthejë gjërat shpejt në drejtimin e duhur.

Ka qenë një kohë e vështirë për trajnerin e “Zonjës së Vjetër”, pasi Juventus u eleminua nga Liga e Kampionëve në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve dhe tani qëndron 10 pikë pas Interit në ligë, madje me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Ndeshja e Interit kundër Sassuolos u shty për shkak të koronavirusit dhe Juventusi kishte mundësinë të shkurtojë diferencën në shtatë pikë.

Gazeta pretendon se Pirlo do të vlerësohet gjatë 11 ndeshjeve të mbetura dhe do të duhet një përgjigje pozitive në derbin lokal kundër Torinos pas pauzës ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat