​Nesër prezantohet logoja e re e FFK-së dhe fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës

Futboll

​Nesër prezantohet logoja e re e FFK-së dhe fanellat e reja të Kombëtares së Kosovës

Më: 22 mars 2021 Në ora: 12:15
FFK

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të bëhet prezantimi i logos së re të saj.

Por jo vetëm kaq.

Në po të njëjtën ditë pritet të bëhet prezantimi edhe i fanellave të reja të Kombëtares për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katari 2022”.

FFK ka njoftuar se kjo ngjarje do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat