Haaland flet për Messin dhe Ronaldon

Futboll

Haaland flet për Messin dhe Ronaldon

Më: 22 mars 2021 Në ora: 16:50
Erling Haaland

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland ka thënë që punon të përmirësohet dhe ka pranuar se i duhet shumë që të arrijë nivelin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Norvegjezi u deklarua për gazetën Dagbladet, derisa foli edhe për krahasimet me CR7 dhe Messi.

“Unë mendoj vetëm për vetën time, të përmirësojë lojën time çdo ditë. Nuk duhet të flas për Messin dhe Ronaldon, me shumë gjasa lojtarët më të mirë në histori”.

“Me duhet shumë që t’i arrijë ata”, tha ai.

20-vjeçari ishte ‘shënjestër’ e Juventusit në janarin e vitit 2020, por vendosi t’i bashkohet Borussia Dortmundit.

Këtë edicion ka realizuar 33 gola në 31 ndeshje, derisa ka shënuar 20 në Ligën e Kampionëve në vetëm 14 ndeshje të zhvilluar me Salzburgun dhe Dortmundin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat