Pesë trajnerët më të paguar në botë, vendi i parë fiton dyfishin e të dytit

Futboll

Pesë trajnerët më të paguar në botë, vendi i parë fiton dyfishin e të dytit

Më: 22 mars 2021 Në ora: 17:10
Diego Simeone, Pep Guardiola dhe Zinedine Zidane

Në kohën e fundit, ashtu siç është ngritur vlera e lojtarëve, ashtu edhe paga e trajnerëve ka pasur ngritje të madhe.

Media e njohur franceze, L’Equipe, ka publikuar listën e pesë trajnerëve më të paguar në botë.

Çfarë vërehet në këtë listë është që trajneri i Atleticos, Diego Simeone fiton dyfishin e trajnerit të Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Lista e plotë e pesë trajnerëve më të paguar në botë:

1.Diego Simeone – 43.2 milionë euro

2.Pep Guardiola – 22.6 milionë euro

3.Jose Mourinho – 17 milionë euro

4.Jurgen Klopp – 17 milionë euro

5.Zinedine Zidane – 16.8 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat