Çalhanoglu zbulon skuadrën e ëndrrave, nuk është Milan

Futboll

Çalhanoglu zbulon skuadrën e ëndrrave, nuk është Milan

Më: 22 mars 2021 Në ora: 18:45
Hakan Çalhanoglu

Sulmuesi i AC Milanit, Hakan Çalhanoglu ka bërë të ditur se në të ardhmen ëndërron të luajë në një fanellë tjetër.

Turkut i skadon kontrata në verë dhe pritet të rinovojë kontratën së shpejti, duke marrë parasysh rëndësinë e tij në skuadër.

Por, Çalhanoglu ka zbuluar se ëndërron që në të ardhmen të jetë në fanellën e Galatasarayit.

“Kam tatuazhin e luanit sepse jam tifoz i Galatasarayit. Shpresoj që të luaj për Galatasarayin në të ardhmen, pse jo është skuadra ime e ëndrrave”, tha ai.

Skuadrat e mëdha si Tottenham dhe Manchester United kanë interesim për sulmuesin, por ky i fundit është pranë rinovimit me “Rossonerët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat