Pesë ndeshjet që do jenë vendimtare për të ardhmen e Pirlos

Futboll

Pesë ndeshjet që do jenë vendimtare për të ardhmen e Pirlos

Më: 22 mars 2021 Në ora: 19:57
Andrea Pirlo

Drejtori sporti i Juventusit, Fabio Paratici insiston se Andrea Pirlo do mbetet pjesë e klubit, por pesë ndeshjen do jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit.

Juventusi është 10 pikë prapa liderit, Inter dhe janë eliminuar nga Liga e Kampionëve në 1/16 e finales.

Sipas Tuttosport, trajneri duhet të rregullojë gjërat nëse dëshiron të mbajë punën e trajnerit dhe nuk është e mjaftueshme vetëm sigurimi i pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve.

10 ndeshje kanë mbetur në ligë para se të mbyllet sezoni dhe katër prej tyre janë kundër kandidatëve kryesorë për top katër.

“Bianconerët” do përballen me Napoin me 7 prill, tri ditë pas derbit ndaj Torinos, ndeshja e parë e cila do jetë pas pushimit internacional.

Pastaj, Pirlo do udhëtojë Atalanta me 18 prill dhe do përballet me dy skuadrat, Milan dhe Inter me 9 maj dhe 16.

Juventus gjithashtu do zhvillojë finalen e Kupës së Italisë ndaj Atalantas me 19 maj.

Në rast se në këto pesë ndeshje Pirlo nuk siguron fitore, atëherë më shumë gjasa do shkarkohet nga stoli.

Ndeshjet e Juventusit për këtë sezon:

Torino-Juventus (3 prill)

Juventus-Napoli (7 prill)

Juventus-Genoa (11 prill)

Atalanta-Juventus (18 prill)

Juventus-Parma (21 prill)

Fiorentina-Juventus (25 prill)

Udinese-Juventus (2 maj)

Juventus-Milan (9 maj)

Sassuolo-Juventus (12 maj)

Juventus-Inter (16 maj)

Bologna-Juventus (23 maj).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat