Zbulohet se çfarë i tha Ronaldo Pepes gjatë ndeshjes Juventus-Porto

Futboll

Zbulohet se çfarë i tha Ronaldo Pepes gjatë ndeshjes Juventus-Porto

Më: 22 mars 2021 Në ora: 20:32
Cristiano Ronaldo dhe Pepe

Një video e postuar nga llogaria zyrtare e Ligës së Kampionëve në Instagram tregon se çfarë i tha Cristiano Ronaldo Pepes gjatë gjatë ndeshjes Juventus-Porto.

Zonja e Vjetër rrëmbeu një fitore 3-2 në Torino më 9 mars, por rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Champions League pasi Porto kishte fituar ndeshjen e parë 2-1 në Stadio Do Dragao.

Ronaldo u përball me bashkatdhetarin dhe ish-bashkëlojtarin e tij Pepe dhe nuk arriti të shënonte në të dy ndeshjet.

Llogaria zyrtare e Ligës së Kampionëve në Instagram postoi një video ku tregohet ajo që Ronaldo i tha Pepes pas një përplasje brenda zonës së Juventusit në pjesën e parë.

“Luaj, do të fitoj. Dhe do të jetë me ju në fushë.

“Unë do të fitoj dhe do të jetë me ju në fushë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat