Parashikimi i ri nga superkompjuteri, Liverpool përfundon në top katër

Futboll

Parashikimi i ri nga superkompjuteri, Liverpool përfundon në top katër

Më: 22 mars 2021 Në ora: 21:24
Foto ilustrim

Gara për titullin e Premierligës ndoshta ka përfunduar, por ‘lufta’ për top katër do vazhdojë deri në ditën e fundit të sezonit.

Disi, një fitore e Tottenhamit ndaj Aston Villas, bëri që skuadra e Jose Mourinho të jetë vetëm tri pikë larg Chelseas, skuadër që zë pozitën e katërt.

Manchester City pritet ta fitojë titullin, por janë nëntë skuadra që synojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve ose se paku në Ligën e Evropës.

Sidoqoftë, parashikimi i fundit i bërë nga superkompjuteri, ka zbuluar se City ashtu siç pritet të shpallet kampion, derisa Liverpool do përfundojë në top katër.

United dhe Chelsea do renditën në pozitat, dy respektivisht tre, kurse kualifikimin në Ligën e Evropës do ta sigurojë Leicester City.

Klubet londineze, si Arsenal dhe Tottenham do zënë pozitat shtatë dhe tetë.

Ndërsa, Fulham, West Brom dhe Sheffield United do bien nga Premierliga.

Mbetet të shihet në fund të sezonit nëse vërtetë do jetë kjo renditje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat