Kosova U21 udhëtoi drejt Katarit, ja çfarë thotë trajneri i ri

Futboll

Kosova U21 udhëtoi drejt Katarit, ja çfarë thotë trajneri i ri

Më: 22 mars 2021 Në ora: 21:47
Kosova U21

Në prag të nisjes, përzgjedhësi Michael Nees foli për faqen zyrtare të FFK-së. Ai u shpreh i lumtur që u krijuan mundësitë për ta realizuar udhëtimin në Doha për zhvillimin e këtyre dy miqësoreve.

“Edhe më parë kam qenë me Kombëtaren U21 në vazhdimësi si drejtor teknik. I kam qëndruar afër Rafet Prekazit dhe stafin e tij. E njoh ekipin, pasi kam pasur mundësi t’i ndjek nga afër lojtarët që prej ekipeve tjera zinxhirë, prandaj jam i lumtur që do të kemi këtë kamp stërvitor në Doha dhe që do t’i luajmë dy ndeshje miqësore me Katarin”.

“Kualifikimet fillojnë në qershor dhe nuk kemi kohë për të humbur. Shpresoj që çdo lojtar të mbërrijë në gjendje të mirë në Katar. Normalisht se ky kamp dhe ndeshjet miqësore do të na shërbejnë si përgatitje për ndeshjet kualifikuese”.

“Kemi dëshirë që çdo lojtari t’ia japim minutat e mjaftueshëm për t’i treguar vlerat e veta në stërvitje, por po ashtu për ne është shumë e rëndësishme që ta shohim këtë kamp si test final para ndeshjes kualifikuese me Andorrën në qershor”, ka theksuar Nees.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat