Salah: Liverpool do përmirësohet në Ligën e Kampionëve

Futboll

Salah: Liverpool do përmirësohet në Ligën e Kampionëve

Më: 22 mars 2021 Në ora: 23:35
Salah

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah është optimist se skuadra do përmirësohet.

“Reds” nuk janë në formën e duhur në Premierligë dhe ndoshta as nuk do përfundojnë në top katër këtë edicion, kurse në Ligën e Kampionëve përballen me Real Madridin.

Egjiptiani se fundmi ka folur për faqen zyrtare të Liverpoolit lidhur me formën momentale të skuadrës dhe ka shprehur optimizëm për përmirësime.

“Është vështirë për të gjithë ne në këtë situatë që jemi duke kaluar dhe pozitën tonë në Premierligë, por mendoj se gjërat do bëhen më mirë në Ligën e Kampionëve. Jemi duke bërë punë të mirë”.

“Nuk dua të flas se çfarë bëj sepse luajmë si skuadër. Pra, mendoj se do jetë sezon i vështirë për të gjithë ne. Ne duhet të vazhdojmë dhe të provojmë të fitojmë ndeshjet”, deklaroi ai.

Liverpool në çerekfinale do përballet me gjigantin spanjoll, Real Madrid, derisa nëse kualifikohen në gjysmëfinale do takohen me fituesin e përballjes Chelsea – Porto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat