Italia e ‘blindon’ Mancinin, po i bëhet gati kontrata e re

Futboll

Italia e ‘blindon’ Mancinin, po i bëhet gati kontrata e re

Më: 23 mars 2021 Në ora: 08:24
Roberto Mancini

Roberto Mancini pritet që të qëndroj gjatë te Kombëtarja e Italisë.

Ashtu siç shkruan gazeta ‘Repubblica’ – Federata e Futbollit të Italisë po e bën gati kontratën e re. Për t’i larguar klubet e interesuara për trajnerin, FIGC ka menduar për një kontratë deri në vitin 2026.

56-vjeçari u ulë në stolin e Italisë gjatë vitit 2018. Puna e tij është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga krerët e FIGC (Federatës Italiane të Futbollit).

Edhe pse ishte raportuar se Mancini e mbyll aventurën pas Botërorit ‘Katari 2022’, ‘Azzurrit’ po shpresojnë ta ‘blindojnë’ ish-teknikun e Manchester Cityt.

Kujtojmë që Mancini gjatë karrierës ka menaxhuar këto skuadra: Fiorentina, Lazio, Inter, Manchester City, Galatasaray dhe Zenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat