Juventusi i nis kërkimet për zëvendësuesin e Andrea Pirlos

Futboll

Juventusi i nis kërkimet për zëvendësuesin e Andrea Pirlos

Më: 23 mars 2021 Në ora: 08:31
Andrea Pirlo

Juventusi ka filluar të mendojë tashmë për ta gjetur zëvendësuesin e Andrea Pirlos, pas rezultateve të dobëta të tij në stolin bardhezi.

Pirlo është duke u kritikuar ashpër dhe përballet me presion të madh, pas humbjes së Juventusit 1:0 kundër Beneventos të dielën në Serie A.

Bardhezinjtë ngelin 10 pikë prapa liderit Inter në tabelën e Serie A dhe tashmë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.

Si pasojë, Pirlo s’e ka më të sigurt punën në Juventus dhe klubi e ka përgatitur tashmë një listë të ngushtë me zëvendësuesit të tij të mundshëm, sipas Repubblica.it.

Juventusi nuk po mendon ta shkarkojë Pirlon në vazhdim të sezonit, por nëse situata përkeqësohet, atëherë ndihmësi i tij Igor Tudor mund ta emërohet trajner i përkohshëm deri në përfundim të sezonit.

Pastaj, nëse Pirlo shkarkohet, Gian Piero Gasperini, Luciano Spalletti dhe Simone Inzaghi do të konsiderohen për ta zëvendësuar ish-mesfushorin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat