Kështu mund të jetë formacioni i Real Madridit nëse rikthehet CR7

Futboll

Kështu mund të jetë formacioni i Real Madridit nëse rikthehet CR7

Më: 23 mars 2021 Në ora: 09:18
Cristiano Ronaldo

Real Madrid është duke konsideruar rikthimin e mundshëm të sulmuesit së Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Portugezi ka fituar 15 trofe gjatë nëntë viteve në “Santiago Bernabeu” duke përfshirë tri herë radhazi Ligën e Kampionëve.

Mundësitë që Ronaldo të rikthehet te skuadra spanjolle janë të mëdha, sidomos duke pasur parasysh formën jo të mirë te Juventusit.

Por, si mund të jetë formacioni i Realit me Ronaldon?

Sipas “Sports Mole”, formacioni do jetë i njëjti ashtu siç është duke luajtur Real Madridi vetëm se në vend të Vinicius Juniorit do jetë portugezi.

Formacioni i mundshëm i Realit me Ronaldon:

Courtois; Varane, Ramos, Nacho, Carvajal, Mendy; Casemiro, Modric, Kroos; Benzema, Ronaldo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat