“Edhe Ronaldo është njeri dhe mund të gabojë”

Futboll

“Edhe Ronaldo është njeri dhe mund të gabojë”

Më: 23 mars 2021 Në ora: 10:04
Cristiano Ronaldo

Massimiliano Allegri i ka dalë në mbrojtje ish-lojtarit të vet, Cristiano Ronaldo, i cili është përballur me kritika kohëve të fundit për shkak të dështimeve të Juventusit në Ligën e Kampionëve dhe në Serie A këtë sezon.

Allegri, i cili punoi me Ronaldon për një sezon në Juventus, thotë se nuk e kupton përse njerëzit duhet ta kritikojnë njërin prej futbollistëve më të mirë në histori, i cili është i programuar për të fituar.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë u kritikua për eliminimin zhgënjyes dhe të hershëm të Juventusit nga Liga e Kampionëve, pas humbjes kundër Portos në 1/8 e finales.

Ronaldo nuk luajti aspak mirë në të dy ndeshjet kundër Portos, por Allegri këmbëngul se 36-vjeçari nuk mund të bëjë mrekulli sepse edhe ai është njeri në fund të fundit.

“Edhe Ronaldo është njeri dhe mund të bëjë gabime, por të rrallë janë ata që mund t’i ikin një mbrojtësi dhe të vrapojnë drejt portës si ai. Ronaldo është i programuar për të fituar”, tha Allegri.

Ai shtoi: “Ai i ka fituar pesë Topa të Artë, Ligën e Kampionëve dhe shumë trofe të tjera dhe prapëseprapë e motivon veten çdo ditë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat