Mediat serbe me shkrim skandaloz rreth shqiptarit të Kosovës

Futboll

Mediat serbe me shkrim skandaloz rreth shqiptarit të Kosovës

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:40
Mediat serbe me shkrim skandaloz rreth shqiptarit të Kosovës

Mesfushori nga Kosova, Zymer Bytyqi, i ka pushtuar mediet në ditët e fundit për faktin se është ngritur dilema se a do të luajë për Kosovën apo Shqipërinë në të ardhmen.

Mediet në Serbi e kanë shfrytëzuar një rast të tillë duke e bërë një shkrim me titull skandaloz me pretekstin se Bytyqi i ka futur në “luftë” Kosovën dhe Shqipërinë.

“Zymer Bytyqi, një futbollist nga Konyaspor i bën që të grinden mes vete vëllezërit”, shkruhet në paragrafin e parë të lajmit në ‘Kurir.rs’.

Bytyqi edhe pse po kalon në formë të mirë te Konyaspori në Superligën e Turqisë, nuk u ftua nga përzgjedhësi Bernard Challandes për ndeshjet e marsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat