Nëse shkarkohet...

Futboll

Nëse shkarkohet...

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:53
Nëse shkarkohet...

Juventus' head coach Andrea Pirlo stands on the pitch during warmup before the Champions League round of 16, first leg, soccer match between FC Porto and Juventus at the Dragao stadium in Porto, Portugal, Wednesday, Feb. 17, 2021. (AP Photo/Luis Vieira)

E ardhmja e Andrea Pirlos në stolin e trajnerit të Juventusit ka filluar të lëkundët pas ecurisë negative të rezultateve në ndeshje e fundit si në kampionat ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Ish-mesfushori është nën presion të madh pas humbjes së “Zonjës së Vjetër” 1-0 kundër Beneventos.

“Bianconerët” janë dhjetë pikë larg kryesuesit të tabelës në Serie A Interit dhe janë eliminuar nga raundi i 1/16 e Ligës së Kampionëve.

“Repubblica.it” konfirmon që puna e Pirlos nuk është më e sigurt dhe ka një listë të zëvendësimeve të mundshme. Juventusi nuk po konsideron shkarkimin e Pirlo pa përfunduar ky edicion, por nëse situata do të përkeqësohet, ndihmësi i tij Igor Tudor mund të emërohet trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit.

Pastaj, nëse Pirlo shkarkohet në qershor, Gian Piero Gasperini, Luçiano Spalletti dhe Simone Inzagi do të konsiderohen si zëvendësime potenciale për ish-mesfushorin bardhezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat