Lamtumirë Liverpool

Futboll

Lamtumirë Liverpool

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:54
Lamtumirë Liverpool

Georginio Wijnaldum thuhet se ka zgjedhur të largohet nga Liverpool në fund të sezonit për t’u bashkuar me Barcelonën. E ardhmja e mesfushorit ka qenë pezull këtë sezon, me kontratën e tij në “Anfield” që do të skadojë në qershor.

30-vjeçari hollandez, kohët e fundit tha se do të kishte keqardhje për ta lënë Liverpool, ndërsa trajneri Jurgen Klopp këmbënguli se do të donte që Wijnaldum, si lojtari më i qëndrueshëm i tij këtë sezon, të qëndrojë.

“Jam shumë i lumtur me Gini. Ju mund ta konstatoni këtë kur të shihni shumicën e formacioneve. Ai gjithmonë luan mirë, prandaj është aktivizuar kaq shumë ndeshje, – tha Klopp në fillim të këtij sezoni. – Dhe ka luajtur në mjaft pozicione; pozicione të ndryshme”.

Sidoqoftë, “Sunday Times” thotë se lojtari ka rënë dakord për një marrëveshje parakontraktuale me Barçën, e cila do ta bëjë atë përforcimin e parë të Joan Laporta si president i ri i klubit. Wijnaldum kuptohet se ka qenë një objektiv prioritar i bashkatdhetarit Ronald Koeman, i cili drejton Barcelonën që nga gushti i kaluar.

Problemet financiare të Blaugrana-ve e shtynë ofertën për Wijnaldum verën e kaluar, por fakti që së shpejti do të jetë lojtar i lirë e bën blerjen e tij edhe më tërheqëse. Hollandezi u bashkua me Liverpool nga Newcastle më 2016 për 25 milionë £ dhe ka luajtur një rol të madh për t’i ndihmuar “Reds” të bëhen kampionë të Premier League sezonin e kaluar dhe kampionë të Europës para dy sezonesh.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat