Njëri trajner futbolli e tjetri biznesmen

Futboll

Njëri trajner futbolli e tjetri biznesmen

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:57
Njëri trajner futbolli e tjetri biznesmen

Dy djem të rinj ju bashkuan emisionit “Për’puthen” ditën e sotme. I pari që u prezantua ishte Sajmir Neziri, 26-vjeçari nga Tirana, që tërhoqi menjëherë vëmendjen e vajzave. Ai tregoi se ka një biznes të tijin dhe se ka pasion palestrën. Ai kishte hyrë me ide shumë të qarta dhe menjëherë shprehu pëlqimin për Ledjanën dhe Jasminën.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar më herët, djali i dytë që ju bashkua programit ishte Elton Maksuti.

Pak ditë më parë ai e zbuloi vetë se do të bëhej pjesë e emisionit dhe menjëherë bëri xhiron e mediave.

Bora zbuloi se Elton ka qenë në çdo audicion të “Për’puthen” dhe këtë e konfirmoi vetë ai duke u shprehur se ka pasur gjithmonë dëshirë të bëhet pjesë e televizionit.

Në fund Eltoni kërceu në mes të studios me Sarën, sepse ishte vetë ajo që e shprehu dëshirën. Mirëpo kërcimi mes tyre ishte shumë i ngurtë, sepse Eltoni dukej mjaft i emocionuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat