Pepe i tregoi “luanin” Ronaldos

Futboll

Pepe i tregoi “luanin” Ronaldos

Më: 23 mars 2021 Në ora: 13:41
Pepe i tregoi “luanin” Ronaldos

Cristiano Ronaldo dhe Pepe, shokët e një mijë betejave te Real Madridi dhe kombëtarja portugeze, së fundi u vendosën kundër njëri-tjetrit në dy ndeshjet e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, midis Juve dhe Porto.

Mbrojtësi ishte fituesi, ndërsa sulmuesi përfundoi në bankën e të akuzuarve për paraqitjet e tij të errëta dhe gabimin e bërë në goditjen e lirë të Sergio Oliveira, duke i kushtuar skuadrës së Pirlos eliminimin.

Duke iu kthyer ndeshjes së 9 marsit në “Allianz Stadium”, UEFA ka zbuluar një video, në të cilën shfaqet një detaj, që ka kaluar pa u vënë re gjatë momenteve të ngazëllyera të ndeshjes.

Kronometri shënon 31′, kur Pepe mbetet shtrirë në tokë në momentet e goditjes nga këndi dhe ka nevojë për kujdes mjekësor. Qendrori portugez, ndërsa largohet nga fusha me dhimbje, kalon pranë Cristiano Ronaldos, i cili i jep dorën dhe i thotë: “Vazhdo luaj!

Do të fitoj dhe do ta bëj me ty në fushë”. Pepe pastaj kthehet në lojë, duke dëshmuar se ishte një nga më të mirët në fushë dhe protagonist absolut i kualifikimit të Portos. Cristiano Ronaldo dhe Juve u eliminuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat