Sermaxhaj po bëhet edhe më i frikshëm me Dritën U-19: Derbit gjilanas ekzistojnë edhe tek moshat e reja 

Futboll

Sermaxhaj po bëhet edhe më i frikshëm me Dritën U-19: Derbit gjilanas ekzistojnë edhe tek moshat e reja 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2021 Në ora: 14:20
Genc Sermaxhaj

Edhe në Superligën e Kosovës U-19 po zhvillohet luftë e ashpër për titullin e kampionit. 

Pesë skuadrave janë në valle për titull, Gjilani U-19, i cili kryeson me 46 pikë pas 19 jave, pasojnë Ballkani 43, Drita 42, Trepça ’89 me 41, Llapi me 36 pikë etj. 

Drita U-19 është shndërruar në një skuadër të frikshme për rivalët.

Image

Kretrajneri Genc Sermaxhaj ka ndërtuar një ekip të jashtëzakonshme, kur kihet parasysh që vijnë nga liga e parë. 

Drita U-19 po tregon lojëra të bukura dhe gradualisht po ngjiten në maje të tabelës, që padyshim do të kemi derbi të madh edhe të U-19 mes dy skuadrave të të njëjtit qytet Drita U-19 dhe Gjilanit U-19.  

“Bota sot”: A mendoni se Drita U-19 ka tejkaluar parashikimet?

Genc Sermaxhaj: Kemi nisur sezonin që të jemi një ekip e cila pas inkuadrimit nga liga e parë, të mos e rrezikojmë veten sërish për ndonjë rënie eventuale. E them këtë derisa filloi kampionati dhe pamë nivelin e ekipeve tjera ngase nuk i kishim njohur më parë, por tani që po e dijmë gjithçka është normale. Pra kemi tejkaluar parashikimet tona derisa u njoftuam me ligën dhe kundërshtarët. Tani jemi në rregull. 

Image

“Bota sot”: Gjilani kryeson me 43 pikë dhe ka dy më shumë se Drita në pozitën e tretë, a e kemi edhe një derbi të zjarrtë në Superligën e Kosovës U-19 dhe ku dallon Drita U-19?

Genc Sermaxhaj: Derbit gjilanas ekzistojnë edhe tek moshat e reja e gjithashtu edhe tek U-19. Në sezonin vjeshtor derbin ndaj Gjilanit e fituam si mysafire me rezultat bindës 1:4, duke dominuar kundërshtarin në çdo aspekt. Gjithsesi derbit e tillë edhe tek moshat kalojnë me sportivitetin më të madh dhe kjo është pasuria që kemi. Dallimi tek ne është shumë i madh, sepse ne kemi arritur progres të jashtëzakonshëm për një kohë shumë të shkurtër duke u zhvilluar në aspektin individual dhe kolektiv, gjithashtu kemi arritur t’i mësojmë e aplikojmë 3 sisteme taktike që nga fillimi i këtij sezoni.

Image

Dhe sigurisht që nuk është pak për moshën e 19-vjeqarëve sepse një gjë të tillë nuk e bëjnë dot as ekipet e para. 

“Bota sot”: Si të seniorët po ashtu edhe të U-19, garë e ashpër për titull, Gjilani ka 43, Ballkani 42, Drita 41, Trepça ’89 40, Llapi 36 pikë, cila skuadër është më e papërshtatshme?

Genc Sermaxhaj: Ne nuk ngarkohemi aspak për titullin e kampionit. Por ajo varet sipas paraqitjeve tona. Këtë gjë tashmë lojtarët e mi e kanë të qartë. Po luajtëm mirë dhe me angazhim në çdo ndeshje, në fund të sezonit do të jemi të parët në tabelë.

Nëse shikojmë bazuar lojëve që ekipet kanë përformuar deri tani, mendoj që Ballkani ose Drita do duhej të bëhen kampion. Për ne Ballkani ka qenë kundërshtari më i mirë dhe më i fortë, dhe në të dyja ndeshjet kemi barazuar 1:1. Në xhiron e kaluar ndeshja ndaj tyre në Suharekë ishte një ndeshje që edhe ekipet seniore të superligës do të na kishin lakmi. Ne nuk patëm fat për t’i marrë pikët e plota nga ai takim derbi, ngase Ballkani barazoi ndeshjen në minutën e 93-të. 

“Bota sot”: Edhe 15 ndeshje deri në fund, ku i sheh përparësitë e Dritës U-19?
Genc Sermaxhaj:
Përparësia jonë është disiplina, sjelljet korrekte dhe harmonia e mirë, po ashtu edhe ngritja e nivelit taktik të lojës. Kush na sheh se si luajmë vëren diçka të pazakontë e cila kërkon pak analizë për të parë e kuptuar. Kjo është arma jonë më e fortë që vazhdimisht përpiqemi ta përvetësojmë. 

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me fondin e lojtarëve, ku është arma më e fortë në secilën lojë vendas dhe mysafirë?

Genc Sermaxhaj:  Me të gjithë lojtarët pa dallim, jam shumë i kënaqur. Po arrijnë të zhvillohen çdo ditë e më shumë. Janë të dëgjueshëm e të respektueshëm. Po vazhduan kështu, do t’i pres një karrierë e bardhë përpara. Arma jonë më e fortë është loja kolektive, duke zbatuar sa më shumë detyrat taktike. Ne luajmë njësoj si vendas si mysafir duke qenë ekip sulmuese. Gjithashtu jemi të vetmit pa humbje në ndeshjet si mysafir. 

“Bota sot”: A besoni e shpresoni se do të bëheni kampion, cilën skuadër e sheh pengesë më të madhe?

Genc Sermaxhaj: Jemi ndër ekipet më të mira në ligë. Jemi bashkë në renditje me Ballkanin, Gjilanin e Trepçën’89, në renditje, ku na ndajnë nga një pikë mes njëra-tjetrës. Do të bëjmë çmos që në fund të sezonit të jemi të parët. Por edhe nëse nuk e realizojmë dot këtë gjë, lojtarët e mi për mua do të jenë kampion. Ata u inkuadruan në Superligë pas 2 vite qëndrim në ligën e parë, ata po tregojnë paraqitje fantastike edhe në Superligë dhe jo rastësisht janë në pjesën e epërme të tabelës. Sido që të ndodhë, ata janë kampionët e mi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat