Futbolliste dhe gjyqtare të meshkujt! Arta: Kisha paragjykime...

Futboll

Futbolliste dhe gjyqtare të meshkujt! Arta: Kisha paragjykime...

Nga: Kemajl Goca Më: 23 mars 2021 Në ora: 15:49
Futbolliste dhe gjyqtare të meshkujt! Arta: Kisha paragjykime...

Po punon me përkushtim që të përsoset si futbolliste dhe të rritet me grada si gjyqtare.

Është Arta Trolli, futbolliste e Lirisë nga Prizreni, që ka trajner ish futbollistin e mirënjohur të gjeneratës së artë të Prishtinës dhe Lirisë së Prizrenit, Rexhep Gaxholli. 

Arta përveç si futbolliste po dëshmohet edhe si gjyqtare dhe e cila e ka fituar të drejtën të referojë edhe në Ligën e Tretë të Kosovës - meshkujt. 19-vjeçarja flet edhe për ambiciet e saja.

Image

“Karrierën e futbollit e kam filluar në klubin e qytetit KFF Liria, me trajner Rexhep Gaxholli, ku është nder të marrësh leksione nga një trajner me ambicie te larta e me përvojë.  

Image

Fillimisht nuk ishim në ligë dhe kam kaluar për një sezon tek klubi KFF ‘13 Qershori’ në Suharekë dhe me pas jam kthyer përsëri në klubin e KFF Liria. Aty vazhdoj akoma të jem aktive. Luaj pozite mbrojtëse e krahut. Jam zëvendëskapitene”, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Arta tregon se kur filloi edhe me referim.

“Me referim merrem që dy vite, ku në vitin 2019 në ndarjen e çmimit te laureatëve nga LRFP u dekorova si gjyqtare me perspektivë e vitit. Fillimisht kam filluar në kategorinë e katërt, ku kam referuar tek grup-moshat e reja si gjyqtare anësore dhe në Kinder Ligën kryesore dhe tani kam kaluar ne kategorinë e tretë, në të cilën kam të drejtë të referoj”, nënvizon Arta.
Futbollisti dhe gjyqtare, po krahas kësaj është edhe studente.

Image

“Jam studente e vitit të parë në Fakultetin e Edukimit Fizik. Në vitin e dytë gjimnazin Remzi Ademaj  kam fituar vendin e tretë në garat republikane në lëndën e Historisë.

Futboll kam luajt kudo po ashtu edhe kam marr pjesë në turne shkollore ku çdo ditë e me afër sportit por motivi për t’u inkuadruar në klub të futbollit femëror ka nisur nga profesorët e Edukatës Fizikes konkretisht të shkollës fillore ‘Lekë Dukagjini’ (kam pas rastin me referuar në një turne tradicional të mësimdhënësve shkollor, ku njëkohësisht ka qene ndrotje por edhe kënaqësi. Përkrahja ka qenë e madhe nga familja, trajnerët, profesorët e rrethi shoqëror”, tha më tej. 

Arta tregon edhe një detaj interesant se si kishin paragjykime. 

Image

“Në fillim kam pasur paragjykime si femrat të luajnë futboll, është thjesht humbje kohe por prapë kam vazhduar karrierën me futboll dhe kam nisur referimin sepse mendoj që formula e vetme për sukses është të ndërthurësh përvojën me mundësitë dhe referimin e kam parë si mundësi të dytë për të vazhduar tutje dhe duke u munduar në mënyrë sa më të drejtë të ndaj drejtësi”, përfundon Arta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat