Portieri i Kombëtares së Kosovës dyshohet që shkoi i dehur në stërvitje, ofendoi bashkëlojtarët

Futboll

Portieri i Kombëtares së Kosovës dyshohet që shkoi i dehur në stërvitje, ofendoi bashkëlojtarët

Më: 23 mars 2021 Në ora: 17:04
Portieri i Kombëtares së Kosovës dyshohet që shkoi i dehur në stërvitje, ofendoi bashkëlojtarët

Pak orë më parë, Federata e Futbollit të Kosovës lëshoi një njoftim, aty ku bëhej e ditur se Arijanet Muric është përjashtuar nga kampi stërvitor.

Shtëpia e futbollit të KIosovës nuk dha më shumë detajet, por vetëm duke potencuar se gardiani është përjashtuar për arsye disiplinore.

"Mirëpo, në raportime të para dyshohet se Muric ka shkuar i dehur në seancën stërvitore te Kosova". Këtë nuk e ka thënë FFK.

23-vjeçari nuk ka mundur të qëndrojë në këmbë dhe është rrëzuar para bashkëlojtarëve.

Për këtë shkak, Bernard Challandes së bashku me stafin e tij menaxhues kanë marrë vendim që ta përjashtojnë.

Në mediat vendore u raportuar se kishte ndodhur një përplasje mes tij dhe Edon Zhegrovës, mirëpo ky i fundit i ka hedhur të gjitha poshtë, duke thënë se e ka shumë shok të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat