Tomori me hap pretendenti

Futboll

Tomori me hap pretendenti

Më: 23 mars 2021 Në ora: 18:11
Tomori me hap pretendenti

Në Grupin B të Kategorisë së Parë, gara sa vjen e bëhet edhe më e ashpër, sidomos në ekipet që duan të ngjiten në elitë. Tomori ka siguruar edhe matematikisht zonën e promocionit në Kategorinë e Parë, grupi B.

Beratasit e ardhur nga e Dyta kanë bërë një grup simpatik, teksa janë në ndjekje të Egnatias kryesuese.

Donatori i Tomorit, Gramoz Toto ka gëzuar lojtarët dhe stafin e beratasve, duke premtuar se për çdo fitore do ketë premio.

Fitorja me Turbinën ka ngrohur drejtuesit, që kanë “hapur thesin”. Faza e dytë e kampionatit ka edhe dy javë, me Tomorin që luan me Besën dhe Egnatian. Me kavajasit luhet këtë fundjavë, madje në fushën neutral të Luzit dhe ky është një shans për beratasit, që më pas ndeshen me Egnatian.

Natyrisht që synimi janë pikët e plota pasi asgjë nuk mungon në skuadër. Tanimë me një motiv më shumë, Tomori pritet të ketë më shumë angazhim në fushë, e madje do të tentojnë edhe më shumë në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat