Mirlind Daku reagon në lidhjen me vendimin selektorit të Kosovës

Futboll

Mirlind Daku reagon në lidhjen me vendimin selektorit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 23 mars 2021 Në ora: 22:00
Mirlind Daku reagon në lidhjen me vendimin selektorit të Kosovës

Futbollisti i Ballkanit të Therandës, Mirlind Daku, shënuesi më i mirë i elitës së futbollit të Kosovës, ka reaguar në lidhje që nuk ftua në Kombëtaren Kosovës.

“Të dashur tifozë të futbollit të ekipit kombëtar, 

Ju falënderojë për mbështetjen e vazhdueshme dhe jam mirënjohës për vlerësimin. E ndjej obiligim të ju drejtohet pas shumë polemikave në lidhje me mos ftesën nga trajneri Bernard Challandes.

Unë gjithmonë e jap maksimumin në fushë dhe mundohem t’i ndihmojë ekipit por në fund përzgjedhësi është personi kompentent që vlerëson se cili lojtar duhet të ftohet te kombëtarja.

Me formën që kam treguar mendoj se e kam merituar ftesën, por kjo nuk do të thotë që e kundërshtoj vendimin e përzgjedhësit Challandes, përkundrazi e respektoj atë dhe e falënderojë që ma dha mundësinë të isha aty në grumbullimin e kaluar.

Ju premtojë, se do të punojë edhe më shumë që në të ardhmen të arrijë objektivat personal dhe të klubit tim, dhe herën tjetër t’ia ndryshojë mendjën përzgjedhësit Challandes”, ka shkruar Daku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat