Ibrahimoviç vjen apo jo në Kosovë, kjo është më e reja

Futboll

Ibrahimoviç vjen apo jo në Kosovë, kjo është më e reja

Më: 23 mars 2021 Në ora: 22:05
Ibrahimoviç vjen apo jo në Kosovë, kjo është më e reja

Sulmuesi i mirënjohur, Zlatan Ibrahimoviç, ende është në dyshim për ndeshjen ndaj Kosovës.

Korrospodenti nga Sky Sport Italia, Manuele Baiocchini, ka thënë se sulmuesi i Milanit do të luaj nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Kjo ndeshje zhvillohet të enjten nga ora 20:45.

Pastaj, do të vlerësohet situata nga stafi mjekësor dhe do të vendoset nëse 39-vjeçari do jetë titullar edhe ndaj Kosovës (më 28 mars) apo të këtë më pak minuta, duke kujtuar se sulmuesi shtatlartë ishte i lënduar së fundmi.

Kurse, për miqësoren ndaj Estonisë (më 31 mars), sulmuesi me prejardhje boshnjake nuk pritet të paraqitet fare.

Kujtojmë se Zlatan Ibrahimoviq u rikthye tani te Kombëtarja e Suedisë, pas pesë viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat