Serbia po plas, kërkon nga UEFA dhe FIFA të reagojë për stemën e Kosovës 

Futboll

Serbia po plas, kërkon nga UEFA dhe FIFA të reagojë për stemën e Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 23 mars 2021 Në ora: 22:55
Serbia po plas, kërkon nga UEFA dhe FIFA të reagojë për stemën e Kosovës 

Në Serbi dojnë me plas, stema e re e Federatës së Futbollit të Kosovës, po ia vranë fort sytë. Mediumi serb “Kurir” kërkon me ngulm që UEFA dhe FIFA të reagojë!  Idiotizmi serb nuk ka kufij, edhe logo e FFK-së po i shashtris.    

“A do të reagojë dikush nga FIFA dhe UEFA ndaj stemës së pestë të Federatës së Futbollit të së ashtuquajturës Kosovë?

Është koha! 

Image

Drejtuesit e futbollit vendas dolën me idenë, kështu që ata vendosën një labirint dardan në versionin e fundit të stemës dhe kështu filluan një falsifikim të pacipë të historisë.

Nuk është lajm që ata gjithmonë janë përpjekur të provojnë autoktoninë e tyre në këtë zonë, të pretendojnë se ata janë pasardhës të Ilirëve dhe tani ata kanë përvetësuar labirintin dardan.

Është një simbol i njerëzve të lashtë të cilët, sipas legjendës, njihen më shumë si themeluesi i Trojës”, ka shkruar “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat