Istogu kërkon finalen e madhe 

Futboll

Istogu kërkon finalen e madhe 

Më: 23 mars 2021 Në ora: 23:28
Istogu kërkon finalen e madhe 

Skuadra e futbollit Istogu kërkon finalen e madhe të Kupës së Kosovës, me synime që të futet në histori! 

Ata do të ballafaqohen me Dukagjinin e Klinël, skuadër jashtëzakonisht e fortë, që të dyja anëtarë të Ligës së Parë të Kosovës, grupi A apo do të jetë derbi i skuadrave fqinje të Rrafshit të Dukagjinit.

“Sot është hedhur shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës, fati deshti që dy skuadrat nga Liga e Parë të takohen në mes veti, dhe kështu është e sigurt së në finale do të jetë një skuadër nga Liga e Parë e Kosovës, Grupi A.

Istogu në gjysmëfinale të Kupës do të takohet me Dukagjinin e Klinës.

Ndeshja e parë pritet të zhvillohet me 7 Prill në Istog, ndërsa ndeshja e kthimit pritet të zhvillohet me 21 Prill në Klinë.

Të dyja skuadrat kërkojnë finalen e madhe, realisht në këtë përballje nuk ka skuadër favorite për të kaluar tutje, gjasat për tu kualifikuar në finale i kanë 50-50 të dyja skuadrat.

Cilado skuadër që kualifikohet në finale, si Istogu ashtu edhe Dukagjini, meritojnë respekt dhe përgëzime të mëdha për organizmin dhe lojërat e mira të treguara deri më tani.

Istogu dhe Dukagjini në kuadër të Kupës së Kosovës janë takuar në vitin 2015, Istogu e kishte eleminuar Dukagjinin, duke e mposhtur me rezultat 1:0, në atë kohë trajner i istogave ishte Nazmi Rama, i cili edhe aktualisht është trajner i klubit tonë.

Një gjë është më së e sigurt, në Prill na presin dy super ndeshje ndërmjet Istogut dhe Dukagjinit!”, shkruan në faqen e KF Istogut.

Rruga e të dyja skuadrave deri në gjysmëfinale:
1/16 
Besa - Istogu 0:2
Vllaznia (P) - Dukagjini 1:4
1/8:
Istogu - Gjilani 2:0
Dukagjini - 2 Korriku 3:1
1/4
Istogu - A&N 1:1 (pen. 7:6)
Dukagjini - Drenica 1:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat