​Alaba i interesuar vetëm në Barçën e Realin

Futboll

​Alaba i interesuar vetëm në Barçën e Realin

Më: 23 mars 2021 Në ora: 23:33
David Alaba

Ylli i Bayernit nuk dëshiron kalimin në Angli ose në Francë.

David Alaba nuk do të pranojë asnjë ofertë nga klubet si Chelsea e Paris Saint-Germain, pasi nuk është i interesuar për Premierë Ligë ose Ligën 1 të Francës, raporton Sky Sports.

Mbrojtësi i Bayern Munih pritet të largohet me parametra zero, pasi kontrata e tij aktuale me “bavarezët” skadon në fund të këtij stinori, dhe do të jetë i interesuar për oferta të transferimit vetëm nga Barcelona ose Real Madridi.

Austriaku këtë sezon ka 24 paraqitje në Bundesligë, me dy gola të shënuar dhe vetëm një asistim, dhe konsiderohet shtyllë e mbrojtjes te klubi gjerman.

Për shërbimet e 28-vjeçarit interesim serioz deri më tash kanë shprehur shumë klube të mëdha evropiane, ndër to Barcelona, Real Madrid, Liverpool, Chelsea dhe Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat