Shaqiri lavdëron Tsmikas: Kemi parë kualitetet e tij në stërvitje, do jetë shumë i rëndësishëm për klubin

Futboll

Shaqiri lavdëron Tsmikas: Kemi parë kualitetet e tij në stërvitje, do jetë shumë i rëndësishëm për klubin

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:08
Shaqiri lavdëron Tsmikas: Kemi parë kualitetet e tij në stërvitje, do jetë shumë i rëndësishëm për klubin

Ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri është i sigurt se Kostas Tsimikas do impresionojë në “Anfield”.

Tsmikas iu bashkua Liverpoolit verën e kaluar, por ka bërë vetëm gjashtë paraqitje.

Ai dhe Shaqiri janë bërë miq të mirë dhe ky i fundit për faqen zyrtare të Liverpoolit ka lavdëruar bashkëlojtarin.

“Shumë mirë. Ka karakter të mirë dhe është person i mirë”.

“Djalosh i lumtur, çdo ditë duke qeshur, kjo është e rëndësishme. Është mik i mirë i imi, provoj t’i ndihmoj në çdo kohë kur i duhet ndihmë. Është djalë qesharak”.

“Nuk ka zhvilluar shumë ndeshje këtë sezon, por kemi parë kualitetet e tij në stërvitje dhe sa shumë punon çdo ditë edhe pas stërvitjes. Mendoj se do luajë shumë shpejtë”.

“Shpresoj të gjejë ritmin sa më shpejtë të jetë e mundur dhe të fitojë disa minuta sepse është lojtar shumë i mirë dhe mund të përmirësohet edhe shumë. Prandaj, erdhi këtu. Jam duke shikuar përpara dhe ai do jetë lojtar shumë i rëndësishëm për klubin”, deklaroi Shaqiri.

Ndërkohë, Shaqiri është me Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet e muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat