Iachini mbërrin në Firenze

Futboll

Iachini mbërrin në Firenze

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:17
Iachini mbërrin në Firenze

Pas dorëheqjes së Cesare Prandellit, Fiorentina ka gjetur menjëherë trajnerin që do të zërë vendin e tij në pankinë, pasi ka rikthyer Giuseppe Iachinin. Ky i fundit u shkarkua nëntorin e vitit të kaluar për t’i lënë vendin Prandellit, por është rikthyer për të mbyllur sezonin skuadrën vjollcë.

Mediat italiane raportojnë se Iachini ka mbërritur në Firenze bashkë me stafin e tij mbrëmjen e sotme dhe nesër pritet të firmosin një kontratë të vlefshme deri në fund të sezonit, me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Iachini u shkarkua pas barazimit pa gola në Parma-Fiorentina dhe me të në pankinë klubi vjollcë kishte marrë 8 pikë, me një mesatare prej 1.14 pikë për ndeshje, ndërsa në 21 javët e ardhshme me Prandellin grumbulloi 21 pikë, ose një mesatare një pikë për ndeshje.

Misioni i Iachinit është që të sigurojë mbijetesën sa më shpejt, pasi gjasat janë që në verë presidenti Commisso t’ia besojë pankinën një tjetër emri për të synuar diçka më shumë se mesi i renditjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat