Dështon seanca gjyqësore ndaj kryetarit të FFK-së, ja arsyeja

Futboll

Dështon seanca gjyqësore ndaj kryetarit të FFK-së, ja arsyeja

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:41
Dështon seanca gjyqësore ndaj kryetarit të FFK-së, ja arsyeja

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi nuk është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Për Insportin këtë e ka konfirmuar zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Agim Ademi për shkaqe shëndetësore familjare e ka cekë që gjendet në Turqi, dhe kjo është arsyeja që nuk ka mundur të jetë prezent në Gjykatë. I njëjti i ka sjellë raportet mjekësore dhe kjo është arsyeja që ëhstë shtyrë seanca”, ka deklaruar Gashi.

Pala mbrojtëse e Ademit ka theksuar se ai ndodhet në Turqi për shkaqe shëndetësore të një anëtari të familjes, gjë për të cilën i ka paraqitur gjyqtares së rastit edhe raportet mjekësore.

Seanca është shtyrë për kohë të pacaktuar, kurse palët do të njoftohen për seancën e radhës.

Ademi ishte i pranishëm një ditë më parë në seancën stërvitore të Përfaqësueses së Kosovës, por vështirë që do të jetë edhe në ditën e ndeshjes ndaj Lituanisë, pasi që ka marrë rrugë drejt Turqisë në ditën kur do të zhvillohej seanca ndaj tij.

Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të pa drejtë në shumën prej 30.000.00 euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej Kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Ademi do të ulet sërish për të dëshmuar para drejtësisë, pasi që Gjykata Supreme i riktheu lëndën në rigjykim, pasi që më parë Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit e kishin shpallur fajtor duke e dënuar me nëntë muaj burgim, kurse Muharrem Ramën me një vit burgim.

Ai ishte shmangur burgut efektiv duke u arsyetuar se kishte probleme shëndetësore, ani pse ai paraqitej çdo ditë në vendin e tij të punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat