Futbollistët e Lituanisë shëtisin rrugët e Prishtinës

Futboll

Futbollistët e Lituanisë shëtisin rrugët e Prishtinës

Më: 24 mars 2021 Në ora: 11:56
Futbollistët e Lituanisë shëtisin rrugët e Prishtinës

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të zhvillojë ndeshjen miqësore me Lituaninë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lituanezët pas mbërritjes dje (e martë) në Prishtinë, ku u akomoduan në hotelin “Four points by Sharaton”, sot janë parë duke shëtitur në rrugët e kryeqytetit.

Faqja zyrtare e kombëtares lituaneze në një postim në “Instagram” kanë publikuar disa fotografi të futbollistëve duke shëtitur, shkruan insporti.

Lituania do të përballet më Kosovën sot (e mërkure) në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat