Amir Rrahmani largohet nga kombëtarja e Kosovës

Futboll

Amir Rrahmani largohet nga kombëtarja e Kosovës

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:33
Rrahmani largohet nga kampi i Kosovës

Amir Rrahmani largohet nga kombëtarja e Kosovës, kthehet në Napoli!

"Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është larguar nga kampi i Dardanëve, në pamundësi për të kontribuuar në tri ndeshjet e këtij muaji për shkak të lëndimit.

Përkundër vullnetit dhe dëshirës së madhe që të riaftësohet për lojë, një gjë e tillë ishte e pamundur, prandaj Rrahmani do të kthehet në klubin e tij, Napoli, për të vazhduar me sanimin e lëndimit.

Federata e Futbollit e Kosovës uron që Amiri sa më parë të rikthehet në fushën e gjelbër dhe të jetë në dispozicion të Kombëtares në sfidat e ardhshme", njofton FFK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat