Italiano kandidati kryesor

Futboll

Italiano kandidati kryesor

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:43
Italiano kandidati kryesor

Italiano kandidati kryesor!

Me shumë mundësi Gennaro Gattuso do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe sipas mediave italiane, alternativat për stolin e klubit të kaltër nuk mungojnë.

Emra si Maurizio Sarri, Luciano Spalletti, Simone Inzaghi ndodhen në listën e presidentit De Laurentiis, i cili po vlerëson me kujdes çdo kandidat për t’i besuar skuadrën për vitin e ardhshëm.

Por, po sipas raportimeve të mediave, në krye të listës së numrit një të klubit të kaltër ndodhet Vincenzo Italiano, i cili pëlqehet shumë nga De Laurentiis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat