Morata: Një sezon i vështirë

Futboll

Morata: Një sezon i vështirë

Më: 24 mars 2021 Në ora: 12:45
Morata: Një sezon i vështirë

Objektivi më real i Juventus në këtë sezon duket të jetë Kupa e Italisë teksa vardhezinjtë luajnë në finale ndaj Atalantës. Tashmë, torinezët janë jashtë Ligës së Kampionëve dhe 10 pikë larg Interit kryesues në kampionat. Kështu, ky është një sezon i vështirë për Juventus dhe këtë e ka theksuar edhe Alvaro Morata, i cili shprehet se është bezdisëse kur ka kritika.

“Është një vit i komplikuar, disa detaje të vogla na lanë jashtë Ligës së Kampionëve, si penalltia e padhënë apo goli i pësuar nga 40 metra. Wshtë faji i të gjithëve. Janë detaje të vogla, përshembull nëse unë do të shënoja me kokë, do të ishim në çerekfinale. Por, të shohim anën pozitive, kemi fituar Superkupën dhe kemi finalen e Kupës. Kampionati mbetet i vështirë dhe pas nëntë viteve suksesi, ky është një vit ndryshimi”.

Kritikat për Ronaldon? “Na kanë kritukuar të gjithëve, është bezdisëse sigurisht. Jam i pari që e di për kritikat, po aahtu edhe Ronaldo. Nuk ka nevojë ta shpjegoj unë kush është Ronaldo, ai përpiqet gjithnjë të mbrojë fanellën e Juventus. Jemi një skuadër dhe e theksoj që me Superkupën e fituar, e po ashtu edhe me një fitore të mundshme të Kupës, nuk do të ishte një vit i keq”.

Një rikthim i Ronaldos në Madrid? “Të jem i sinqertë me të flas për gjithçka, por jo për futboll. Jemi në fushë dhe flasim për presing dhe taktikë, pastaj kur dalim nuk flasim për futboll. Flasim për aktualitetin, për botën, për darka”, u shpreh Morata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat